Deklarim i dëmeve materiale nga Autopërgjegjësia ndaj palëve të treta


Deklarim i dëmeve  materiale nga Autopërgjegjësia ndaj palëve të treta

Në rast të dëmtimeve të vogla materiale, duhet të plotësohet Raport Europian, mundësisht në vendin e ngjarjes, në mënyrë që të mund të rindërtohet mënyra se si ndodhi aksidenti rrugor me automjetet –pjesëmarrësit e tjerë në aksident. Bëhen fotografi ku duken të dy automjetet- pjesëmarrëse, ku është e dëshirueshme që të informohet stacionin më i afërt policor, i cili më vonë për nevojat e kompanisë dhe pjesëmarrësve do të jetë në gjendje të lëshojë një notë zyrtare për aksidentit. Më pas automjetet hiqen nga rruga dhe në afatin më të shkurtër kohor të mundshëm, të dy pjesëmarrësit duhet të raportojnë dëmin tek kompania e shkaktarit. Të dyja automjete çohen në verifikim (për shkak të rindërtimit të ngjarjes).

Kushti i vetëm për përdorim të raportit europian në rast të aksidentit rrugor është që të dyja automjetet të jenë të lëvizshme, në të kundërt është e nevojshme të thirret policia që do të përgatisë një proces verbal. Në rast kur ka një proces verbal (për dëme më të mëdha materiale), nuk është e nevojshme që shkaktari të vijë me palën e dëmtuar në kompani për deklarimin e dëmit.

Dokumentet e nevojshme për deklarim të dëmit material – automjet

1. Leje qarkullimi

2. Patentë

3. Policë përgjegjësia ndaj palëve të treta

4. Deklaratë për aksidentin rrugor <shkarko formularin këtu>

5. Autorizim përdorimi ose kontratë shitblerje e automjetit në rast kur automjeti nuk është në emrin e kërkuesit të dëmit

6. Xhiro llogari e pronarit të automjetit

7. Kërkesë të cilën e plotëson pala e dëmtuar<shkarko formularin këtu>

8. Raport europain i cili plotësohet në rast se nuk është plotësuar në vendin e ngjarjes.

Në rast të deklarimit të dëmit me raport europian dokumentet nën numrin rendor 1,2,3,4,8 ( një raport plotësohet nga të dy drejtuesit e automjeteve) do të duhet të paraqiten nga të dy pjesëmarrësit në aksident.

Pas hapjes së numrit të praktikës së dëmit dhe fotografimin e automjetit, i dëmtuari merr raport për pjesët e dëmtuara dhe në bazë të procesit verbal servili i autorizuar do ta riparoj automjetin e dëmtuar (për të cilën duhet të paraqes faturë) ose  proces verbal me marrëveshje ku shuma e miratuar për riparimin e automjetit transferohet në xhiro llogarinë e pronarit të automjetit. Me këtë mbyllet ana teknike e trajtimit të dëmit.

Në rast të deklarimit të dëmit Kasko/Xhama dokumente e nevojshme janë:

A keni ndonjë pyetje?

Qendra e kontaktit

info@uniqa.mk  Kontakt

Të ngjashme