Sigurimi kolektiv nga aksidenti


Pagesa e shumës së siguruar për invaliditet të përhershëm kryhet në bazë të kontratës për sigurim dhe kushteve për sigurim nga aksidentet, të cituara në kontratën për sigurim.

Dokumentacioni i nevojshëm që duhet të dorëzohet:

1. SIGURIM KOLEKTIV NGA AKSIDENTET – TË PUNËSUAR
Kërkesë per invaliditet të përhershëm

  • Fletëparaqitje/formular të plotësuar të UNIQA-s, me adresë të saktë dhe nr.telefoni të të siguruarit <sharko formularin ketu>
  • Kopje të policës/Vërtetim për marrëdhënie të rregullt pune me datë të saktë të fillimit të punës (mundet edhe kopje e M1/M2)
  • Procesverbal policor – nëse ngjarja ka ndodhur në një aksident rrugor
  • Dokumentacion i plotë mjekësor nga dita e lëndimit dhe kontrollet mjekësore dhe incizime RTG përderisa ka fraktura/trauma
  • Vërtetim për pagesë fature të barnave (në origjinal) 
  • Raport për ndalesë të punës dhe/ose mendim nga komisioni mjekësor për ndalesë të punës
  • Xhirollogaria e të siguruarit (në denarë).

2. SIGURIM KOLEKTIV NGA AKSIDENTET/VDEKJE OSE AKSIDENT

  • Fletëparaqitje/formular të plotësuar të UNIQA ASH Shkup, me adresë të saktë dhe nr.telefoni të të siguruarit
  • Kopje të policës dhe/vërtetim për marrëdhënie të rregullt pune me datë të saktë të fillimit të punës (mundet edhe kopje e M1/M2)
  • Çertifikatë nga libri amë i të lindurve për kërkuesin/kërkuesit/trashëgimtarët në origjinal ose kopje e vërtetuar tek noteri (jo më e vjetër se 6 muaj)
  • Çertifikatë nga libri amë I të vdekurve (jo më e vjetër se 6 muaj) në origjinal ose kopje e vërtetuar tek noteri
  • Çertifikatë nga libri amë I të kurorëzuarve nëse personi I vdekur ka qenë I martuar (jo më e vjetër se 6 muaj) dhe derisa ekziston ajo bashkësi, në të kundërtën, është e nevojshme deklaratë e dhënë nga ana e trashëgimtarit se nuk ka trashëgimtarë të tjerë ligjorë në pajtim me nenin 16 të Kushteve të përgjithshme.
  • Deklaratë e dhënë tek noteri nga ana e bashkëshortit/bashkëshortes së personit të vdekur se nuk ka trashëgimtarë të tjerë ligjorë (siç janë fëmijët jashtëmartesor, fëmijët nga martesa paraprake dhe të ngjajshme)
  • Vërtetim nga spitali për vdekjen e personit, dokumentacion mjekësor, përkatësisht historinë e sëmundjes për të vdekurin (kopje)
  •  Procesverbal policor/shënim zyrtar (nëse bëhet fjalë për vdekje nga aksidenti).
     

Në bazë të nenit 16 të Kushteve të përgjithshme për sigurim të personave nga pasojat e aksidenteve, si shfrytëzues në rast të vdekjes së të siguruarit llogariten personat në vijim:

  • Fëmijët dhe bashkëshorti I të siguruarit në pjesë të barabarta (nëse ka)
  • Nëse nuk ka femijë, as pasardhës, bashkëshortit I takon njëra gjysmë, prindërve gjysma tjetër
  • Nëse nuk ka as bashkëshort, e gjitha u takon prindërve.

Pas mbledhjes së dokumentacionit të nevojshëm dhe marrjes së raportit mjekësor nga bashkëpunëtori profesional-cenzori, llogaritet se dokumentacioni është kompletuar, me cka bëhet vërtetimi I bazës së lartësisë së shumës së siguruar. Lartësia e detyrimit vërtetohet në bazë te lartësisë së shumës së siguruar dhe/ose mbulimi I kontraktuar për sigurim shtesë, raport nga mjeku dhe dokumentacioni më të cilin disponon.

*Vërejtje: UNIQA ASH Shkup e mban të drejtën të kërkojë sqarime dhe dokumentacion plotësues nga shfrytëzuesi I policës së sigurimit, me qëllim që të vërtetohen rrethanat e rëndësishme në lidhje me rastin e siguruar që është paraqitur.

A keni ndonjë pyetje?

Qendra e kontaktit

info@uniqa.mk  Kontakt

Të ngjashme