Sigurimi Kasko

Sigurimi Kasko i mjeteve motorike është sigurim i cili mundëson mbulimin e dëmeve te mjetit personal pa marr parasysh shkakun dhe fajtorin.

Sigurim i plotë Kasko

I përfshin rreziqet e mëposhtme:


  •  Aksidente rrugore  si përplasja e automjetit me një objekt fiks ose të lëvizshëm, përmbysja e mjetit motorik,
  •  Rënie e objekteve të ndryshme mbi automjetin ose goditje me ndonjë objekt  tjetër,
  •  Zjarr,
  •  Ndikim i papritur i jashtëm termik ose kimik
  •  shpërthime (përveç shpërthimit bërthamor);
  •  stuhi, breshër, ortek dëbore, përmbytje, vërshime,
  •  rënia e ndonjë avioni,
  •  manifestime dhe demonstrata
  •  akte keqdashëse nga patë të treta
  •  vjedhje, marrja e kundërligjshme e automjetit dhe grabitje.

Shkarko broshurën

Sigurim i pjesshëm Kasko

I përfshin rreziqet e mëposhtme:


  •  Sigurim vetëm nga vjedhja,
  •  Sigurim i xhamave,
  •  Sigurimi i mjeteve motorike në gjendje të palëvizshme

Kasko Plus


  •  UNIQA për klientët e saj që do të sigurojnë automjetet e tyre ose flotën e biznesit me sigurimin KASKO ofron pajisje me cilësi të lartë GPS nga kompania Enfora, ku shërbimi dhe përmirësimi janë të përfshira në mirëmbajtjen mujore.
  •  KASKO Plus kontribuon në reduktimin e kostos së karburantit, shërbimit dhe sigurimit të automjetit tuaj ose flotës së kompanisë tuaj.
  •  Ndërmarrja që do të instalojnë UNIQA GPS sistem do të kenë mundësi për rritje të kontrollit mbi flotën, përmirësim  të produktivitetit dhe disiplinë në punë dhe parandalim të përdorimit të paautorizuar të automjeteve të kompanisë tuaj.

Shkarko broshurën

A keni ndonjë pyetje?

 

info@uniqa.mk  Rrjeti i shitjes  

Dëshironi ofertë?

Ju lutem plotësojeni  fushat e nevojshme, kurse ne do të llogarisim primin e policës dhe do t’ju dërgojmë  ofertë në një afat të shkurtër kohor.


MBULIME
  • Aksidente rrugore
  • Rënie e objekteve të ndryshme
  • Zjarr
  • Shpërthim
  • Vjedhje dhe grabitje
 
PËRFITIME
  • dinamika fleksibile e pagesave,
  • zgjidhjen e shpejtë të praktikave të dëmeve,
  • lirime të shumta që do të reduktojnë ndjeshëm primin e sigurimit,
  • klientët besnikë që do të lidhin kontratë sigurimi kasko për një periudhë prej tre vjeçare përfitojnë pajisjen GPS falas, instalim falas dhe zbritje në abonim
  • Nëse kontrata e sigurimit është e kontraktuar e pjesë të zbritshme, ekziston mundësia për blerjen e pjesës së zbritshme te sigurimi i xhamave të automjetit. Kjo do të thotë se dëmi i shkaktuar xhamave do të paguhet në vlerën totale.

Karakteristika të Kasko Plus

  • Ndjekje direkt e një ose më shumë automjeteve në Republikën e Maqedonisë dhe / ose në mbarë botën
  • Ndjekje direkt të shpejtësisë dhe vendit
  • Raporte për vendet e vizitave, kohëzgjatja e secilës ndalese, konsumi i karburantit në bazë të konsumit mesatar, llogaritje e rrugës së kaluar dhe koha nga një vend në tjetrin ose për një periudhë të caktuar
  • Njoftim për tejkalimin e shpejtësisë maksimale në rrugë, frenim të papritur dhe përshpejtim
  • Njoftim për hyrje dhe / ose dalje nga një zonë e caktuar (Geofencing)
  • Njoftim i pengesave për funksionimin e pajisjes GPS (prerja e kabllove).
PRODUKTE TË NGJASHME
Pa këtë lloj sigurimi nuk mund të bëni regjistrimin e automjetit tuaj zyrtar. Me këtë lloj mbulimi siguroni përgjegjësin e ndërmarrjes tuaj për dëmshpërblim të dëmeve materiale dhe jomateriale të shkaktuara palëve të treta gjate përdorimit të automjetit tuaj zyrtar.
Mëso më shumë
Gjatë udhëtimit jashtë Republikës së Maqedonisë me automjetin tuaj, është e nevojshme që për automjetin të keni Karton Jeshil, i cili në thelb është zgjerim territorial i Sigurimit të Autopërgjegjësisë në të gjitha vendet europiane anëtare të sistemit të Kartonit Jeshil.
Mëso më shumë
UNIQA ofron sigurim cilësor gjatë transportit tokësor, ujor dhe ajror ndaj të gjitha rreziqeve (All Risks) Klauzola * A *.
Mëso më shumë
Me këtë lloj sigurimi mbulohet përgjegjësi për dëm që ka ndodhur, është i vlefshëm ose është nga veprimtaria e të siguruarit, nga posedimi i mallrave, nga marrëdhënia juridike ose nga një pronë e caktuar si burim rreziku, të përcaktuar në policën e sigurimit, domethënë në ofertën e sigurimit.
Mëso më shumë
Informacion mbi cookies
Kjo faqe përdor cookies. Këto përdoren për të siguruar funksionalitetin e kësaj faqe në internet dhe për të analizuar përdorimin e faqes në internet. Ju mund të gjeni më shumë informacion në politikën tonë të privatësisë.
Preferencat e cookies